Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, inkurajoi liderët e NATO-s të Premten që të qëndrojnë të vendosur kundër ringjalljes së Rusisë mbi zonën e Krimesë të marra nga Ukraina; duke thënë se vota britanike për të dalë nga BE nuk do ta dobësojë aleancën perëndimore të mbrojtjes.

Në një artikull të publikuar në  gazetën Financial Times sapo arriti në samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, para se të lërë postin në Janar 2017, Obma tha se “raporti special” me Britaninë do t’i mbijetojë votës referendare  në Britani.

“Unë nuk kam dyshim se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet një nga anëtaret më të afta të NATO-s”, tha ai duke shtuar se vota shtroi disa ccështje të rëndësishme rreth integrimit në Bashkimin Europian.

Të 28 shtetet anëtare të NATO-s formalisht do të bien dakord të Premten që të zhvendosin katër batalione me 3 ose 4 mijë trupa në shtetet e Balltikut dhe në perëndim të Polonisë me qëllim që në bazë të një rotacioni të risigurojnë anëtarët perëndimorë sipas gatishmërisë së tyre për mbrojtje.

( Sipas Reuters )