OBSH është shprehur sërish se përfitimet e vaksinës anti-COVID-19 të AstraZeneca tejkalojnë rreziqet dhe vendet në të gjithë Evropën duhet të vazhdojnë ta përdorin atë për të shpëtuar sa më shumë jetë, tha të enjten drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hans Kluge theksoi se një numër i madh i agjencive evropiane po hetojnë një numër të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut në rajon që kanë nxitur një sërë shtetesh të BE të na pezullojnë përkohësisht AstraZeneca.
Tani për tani, ne nuk e dimë nëse disa ose të gjitha kushtet janë shkaktuar nga vaksina ose nga faktorë të tjerë,” tha ai, duke shtuar: “Në këtë pikë të kohës përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe përdorimi i saj duhet të vazhdojë, për të shpëtuar jetë “.
Në fjalën e tij Kluge u shpreh kundër pasaportave të vaksinave në BE, vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian përshkroi propozimet për “kartën e gjelbër dixhitale” të unionit.
” Ne duam një cetefikatë inteligjente vaksinimi. Por kjo është diçka ndryshe nga një pasaportë,” tha OBSH-ja.
Kluge shpjegoi se arsyeja pse agjencia nuk mbështeste pasaportat e vaksinave ishte para së gjithash “etike”, duke marrë parasysh “mungesën globale të vaksinave”.
“Pra, kjo do të rrisë pabarazinë,” tha Kluge.
Ka gjithashtu “arsye shkencore”, u shpreh ai .
“Ne nuk jemi ende të sigurt se sa zgjat imuniteti pasi personi ka marrë një vaksinë COVID-19.”
Ndërkohë që theksoi se për të katërtën javë rradhazi infeksionet në Evropë janë rritur, me mbi 1.2 milion raste të reja të raportuara javën e kaluar.