Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën kundër covid të kompanisë Sinovac, CoronaVac.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një shënimi në facebook shton se OBSH garanton se vaksina plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit.

“OBSH miraton përdorimin emergjent të vaksinës së kompanisë Sinovac, CoronaVac Covid-19, duke garantuar që  plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”, njofton Manastirliu.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptarë kanë bërë vaksinën CoronaVac, ndërsa deri disa orë më parë ishin në ankth nëse ajo mund të shërbente për të kaluar kufirin.

Tashmë që OBSH miratoi vaksinat rregulli e kërkon që ajo të përfshihet në pasaportën e gjelbërt dhe të gjithë qytetarët që kanë marrë dozat e saj të lëvizin të lirë.