Jamarbër Malltezi nëpërmjet avokatëve disa javë me parë iu drejtua Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesë për heqjen e sekuestros për pasuritë e tij.
Këtë të enjte do të mbahet seanca për pasuritë e sekuestruara te dhëndrit të Sali Berishës dhe SPAK kërkon perjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashit me argumentin e konfliktit të interesit.
Ndërkohë, gjyqtarja Olldashi zbuti masën e sigurisë per Malltezin nga ‘arresti me burg’ ne ‘arrest shtëpie’.
Sakaq, sipas shortit të datës së sotme, kërkesën për përjashtim do ta shqyrtojë gjyqtarja Miliana Muca.
“Është kërkuar përjashtimi i gjyqtares Olldashi, me arsyetimin se ka konflikt interesi me Malltezin. Sipas shortit të hedhur, do të jetë gjyqtarja Milana Muça e cila do të vebdosë nëse do të pranojë kërkesën e SPAK për përjashtimin e Olldashit. Në fakt, do të jetë Milana Muça e cila do të marrë kohën e saj për shqyrtimin e kërkesës. Do të përcaktohet edhe koha që do duhet gjyqtares. Olldashi ka pasur konflikt interesi, sa i takon blerejs në një apartamenti në kompleksin e ndërtuar nga Malltezi”, raportoi gazetari i ABC News, Ervin Leka.
Kujtojmë që Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani.