(FOTO: Drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj)/

-Pritet konferencë shtypi e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj- 

Operacioni i shpejtë, i quajtur Blic, i Policisë së Shtetit, që invadoi zonën e Vorë- Prezë sot në mesditë, tani pasdite ka prurë me vete edhe “gjahun”: Pesë të arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në bandën që grabiti 3.2 milion dollarë kur po transportoheshin në aeroportin  Rinasit.

Të arrestuarit nuk janë njoftuar për ndonjë akuzë konkrete, veçse janë ndaluar në rajonet e policisë.

Para se të kapeshin “pesë të rinj” si të dyshuar, Policia e Shtetit ka hyrë në banesat e  zonës së Vorës e të Prezës dhe rreth aeroportit, ka sekuestruar materiale që mendon se mund t’i shërbejnë si prova për zbulimin  autorëve të krimit.

Dy persona të dushuar si autorë të krimit janë ndaluar sot në mëngjes. Bashkë me pesë të ardhurit nga perëndimi i Tiranës, bëhen shtatë të ndaluar si të dyshuar.

Sipas njoftimeve, pritet një konferencë shtypi e Drejtorit të Policisë së Tiran, Ervin Hodaj.

/Veritas.com.al/