Tre Call Centera u goditën gjatë operacionit të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë. Në operacionin policor, ndaj call center-ave, u sekuestruan mbi 800 mijë euro.

ABC News mëson se për 7 persona është dhënë masa “arrest me burg”, ndërsa për dy të tjerë “ndalim jashtë vendi”.

Arrest në burg
Eduart Dalla
Mateo Hoxha
Tedi Agastra
Ledio Toçi
Xhoel Mekolli
Marsel Lami
Xhoji Hitaj

Ndalim dalje jashtë vendi
Aida Vokli
Ledjon Cenaj.

Hetimi lidhur me këtë aksion nisi rreth 2 vite me parë, ku materiale janë referuar nga dy shtete Austria dhe Gjermania.

Për dy vite policia shqiptare ka hetuar dhe ka zbuluar përfshirjen e rreth 70 operatoreve.

Në call centerin te rrugës se Kavajës u zbuluan 3 kate qe operonin. Dy prej tyre u gjetur te mbyllura gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, gjë që dyshohet te ketë pasur dekonspirim.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *