Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar sot pas takimit me aleatët si dhe me grupin parlamentar të PD-së se Edi Rama vazhdon të insistojë në mospranimin e propozimit të opozitës nga frika e Reformës në Drejtësi dhe përgatitet për të dështuar këtë reformë me pretekstin për t’ia lënë në derë opozitës, por ” rrugët e zgjidhjes janë në tavolinë”.

Basha tha se “mbledhja  konfirmon qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publike faktin se opozita prej 17 ditësh, që nga 24 qershori i ka afruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë, rrugën e kompromisit për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Në mbledhjen e sotme ne e kemi bërë publik këtë fakt me besimin se pala tjetër do të negocionte, por prej 17 ditësh, mazhoranca jo vetëm e refuzon kompromisin e afruar nga opozita por edhe që ta paraqesë me shkrim apo me gojë se pse kjo zgjidhje është e papranueshme.

Sa më shumë mazhoranca futet në llogoren e saj duke refuzuar jo vetëm nenin 88, tregon qartë se Edi Rama nuk e do reformën në drejtësi.

Sigurisht nëse ka bërë plan të shkojë në zgjedhje të parakohshme, “e ka gomar të ngordhur” se nuk ka njeri të besojë se Edi Rama s’ka frikë nga drejtësia, e cila do të marrë një ditë në dorë, marrëveshjen me CEZ-in, koncensionet e Ilir Beqajt, lidhjet e drejtpërdrejta të Ramës  me Tahirin që e kanë shpallur zonën Durrës- Fushë Krujë si  zonë të lirë të krimit të organizuar apo “bilal-gate”me financim të paligjshëm.

Nëse drejtësia shqiptare vepron edhe me 50% të integritetit të drejtësisë amerikane, duhet ta marrë kryeministrin të pandehur.

Në këtë konteks ndodh dhe refuzimi i Edi Ramës për zgjidhje funksionale. Javën e kaluar i bëra thirrje. Ai  bën lojë të dyfishtë me ndërkombëtarët, u thotë “jam gati të refuzoj çfarëdo të propozohet” dhe nga ana tjetër… Sepse dëshiron ndëshkimin e Reformës.

Rrugët e zgjidhjes janë në tavolinë dhe së shpejti ne do t’ia bëjmë të njohur këtë. Duhet ta dini dhe të jeni të sigurt se opozita ka dhënë zgjidhje të përputhur me Venecian dhe në parim zgjidh çdo kundërshtim të Edi Ramës.