Po bëhet gati të nisë protesta anti- qeveritare e Opozitës, pa ndonjë synim të saktë. Një nga sloganet thotë : “”Rama Ik!”, domethënë i kërkojnë largim kryeministrit. Por ndërkohë shkojnë para selisë së Ministrisë së Brendshme dhe kërkojnë largimin e ministrit.

Ndërsa vetë kryetari i Opoziotës, Basha, kërkon : “Dritën e diturisë dhe të lirisë dhe të Europës”.

Asgjë nuk është e qartë.

Një gjë po bëhet deri tani në sheh: Po ngrihet kulti i kryeministrit Edi Rama.

Që në mëngjes protestuesit janë nisur nga Jugu me sloganin: “po vijmë, na prit Pasha”. Me siguri është atavizma e Ali Pashë Tepelenës që sundoi me dorë të sigurt një jetë të tërë.

“Pasha” është pezhorativi i njeriut të rëndësishëm e më i madh se asnjë tjetër. Nga fjala “pasha” për njërin është marrë emri edhe për Lima]net, edhe për Malet, edhe për Kullat.

Opozita e thërret kryeministrin “Pasha”, duke i ngritur panteonin më të lartë tradicional.

Vetë opozita është e përfolur për një bashkëpunim me qeverinë dhe vepron si nxënëse e Qeverisë.

Veritas.com.al/