Nëpër “sallonet e politikës”, dmth., në kafe dhe në zyra shtetërore, si dhe nga disa parashikues ngjarjesh politikë, po thuhet se qeveria Rama ka pranuar të “lëshojë”.

Thuhet se “është gati” të formatojë qeverinë teknike, por me kushte:

Kushti  i parë është që “LSI e Metës të lidhë kontratë paraprake” se do të jetë në zgjedhje me PS-në e Edi Ramës.

Ndërsa kushti i dytë është që “zgjedhjet të zhvillohen më 18 qershor”- siç ishin parashikuar.

Por ndërsa kushti i parë varet nga LSI e Metës dhe askush tjetër, nuk mund të thuhet se është një çështje politike e gjerë për zgjidhjen e krizës.

Ndërsa “zgjedhjet me 18 qershor”, edhe pse në një qeveri teknike, duket e pamundur. Sepse qeveria teknike duhet të marrë masa të thella por përgatitjen e zgjedhjeve, Me siguri Opozita nuk mund të pranojë “zgjedhje farsë”.

/Veritas.com.al/