Që në vitet 1990 në Shqipëri nuk është mbjellë oriz ndaj dhe tradita po rikthehet.

Toka po përgatitet për t’u mbjellë nga ana tjetër fara e orizit ka katër ditë që qëndron në ujë që të bëhet gati për t’u hedhur.

Çdo gjë nis me pasionin që Altin Prenga ka për bujqësinë dhe për prodhimet vendase ndaj dhe eksperimenti me mbjelljen e orizit sipas tij do të rezultojë i suksesshëm pasi nuk duhet që nevojat tona t’i plotësojmë nga eksporti, dhe tokat tona të lihen djerr.

Sipas Prengës me kultivimin e orizit në vend ringjallen disa nga recetat autoktone. Para viteve 1990 zona e Lezhës ka qenë një nga kultivueset më të mëdha të orizit në vendin tonë.

Veritas.com.al/