Rritja e çmimit të energjisë për makinat elektrike është vetëm për  stacionet e veçanta të karikimit ndërkohë që nuk ndryshon për qytetarët që kanë të instaluar paisje karikimi në pallate apo banesa.

Administratori i OSHEE Enea Karakaçi tha se rritja e tarifave për karikimin e makinave elektrike, bëhet për shkak të ngarkesës që ato kanë sjellë në rrjet po përsëri Shqipëria ka çmimet më të ulëta në krahasim me shumë vende të rajonit.

Për të shtuar konkurncën në treg  së shpejti në treg do të kemi një aktor të ri OSHEE charge, e cila do ofrojë cilësi më të mirë të furnizimit për mjetet elektrike.

Gjatë këtij viti Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka regjistruar një  performancë të mirë financiare.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *