Hendeku mes njerëzve super të pasur dhe pjesës tjetër të botës u zgjerua vitin e kaluar, pasi pasuria vazhdonte të ishte në pronësi të një pakice të vogël, thotë Oxfam.
Rreth 82 për qind e të hollave të gjeneruara vitin e kaluar shkuan në 1 për qind e njerëzve më të pasur të popullsisë botërore ndërsa gjysma më e varfër nuk shihte fare rritje, tha organizata e bamirësisë.
Oxfam tha se shifrat e tyre, për të cilat kritikët kanë pyetur, treguan një sistem të dështuar.
Oxfam fajësoi evazionin fiskal, ndikimin e firmave në politikë, erozionin e të drejtave të punëtorëve dhe uljen e kostos duke e zgjeruar hendekun.
Oxfam ka prodhuar raporte të ngjashme për pesë vitet e fundit. Në vitin 2017 llogaritej që tetë individët më të pasur në botë kishin më shumë pasuri se sa gjysma më e varfër e botës.
Këtë vit, u tha se 42 njerëz tani kanë më shumë pasuri se gjysma më e varfër, por e ka ndryshuar shifrën e vitit të kaluar në 61. Oxfam tha se ndryshimi ndodhi për shkak të përmirësimit të të dhënave dhe tha se trendi i “zgjerimit të pabarazisë” ka mbetur i njejtë.
‘E Papranueshme’
Shefi ekzekutiv i Oxfam, Mark Goldring tha se rregullimi i vazhdueshëm i shifrave pasqyronte faktin se raporti ishte bazuar në “të dhënat më të mira të disponueshme në atë kohë”.
“Megjithatë ju shikoni atë, ky është një nivel i papranueshëm i pabarazisë”, tha ai.
Raporti i Oxfam përkon me fillimin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në një vendpushim për ski në Zvicër. Konferenca vjetore tërheq shumë nga udhëheqësit kryesorë të botës dhe të biznesit.
Pabarazia zakonisht ka përparësi në rendin e ditës, por Goldring tha se shumë shpesh “diskutimet e vështira zhduken që në rezistencën e parë”.
Por Mark Littlewood, drejtor i përgjithshëm në Institutin e Çështjeve Ekonomike, grup ekspertësh për tregun e lirë, tha se Oxfam po bëhej “i obsesionuar me të pasurit dhe jo me të varfërit”.
“Taksat më të larta dhe rishpërndarja nuk do të bëjnë asgjë për të ndihmuar të varfrit, pasuria nuk është një “byrek fiks”. Njerëzit më të pasur janë edhe njerëz me tatime shumë të mëdha, reduktimi i pasurisë së tyre nuk do të çojë në rishpërndarje, do ta shkatërrojë atë në dobi të askujt”, ai shtoi.
Kjo ishte një kritikë të cilës i dha jehonë Sam Dumitriu, kreu i hulumtimit te një tjetër grup ekspertësh të tregut të lirë, Instituti Adam Smith, i cili tha se statistikat e pabarazisë gjithmonë “pikturojnë pamjen e gabuar”.
“Në realitet, pabarazia globale ka rënë masivisht gjatë dekadave të fundit.
“Ndërsa Kina, India dhe Vietnami përqafuan reformat neoliberale që zbatojnë të drejtat pronësore, reduktojnë rregulloret dhe rrisin konkurrencën, më të varfrit në botë kanë marrë një rritje pagash masive që çon në një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave globale”.
Raporti i Oxfam bazohet në të dhënat e Forbes dhe në databazën vjetore të ‘Credit Suisse Global Wealth’, e cila jep shpërndarjen e pasurisë globale që nga viti 2000.
Anketa përdor vlerën e pasurisë së një individi, kryesisht të pronës dhe tokës, minus borxhet, për të përcaktuar atë që ai ose ajo “zotëron”. Të dhënat nuk përfshijnë pagat ose të ardhurat.
Metodologjia është kritikuar pasi sipas sajdo të thotë se një student me borxhe të larta, por me potencial të lartë fitimi në të ardhmen, për shembull, do të konsiderohej i dobët sipas kritereve të përdorura.
Por Oxfam tha se edhe nëse pasuria e gjysmës së varfër të botës u rillogarit për të përjashtuar njerëzit në borxhin neto, pasuria e tyre e kombinuar ishte ende e barabartë me atë të vetëm 128 miliarderëve.
Veritas.com.al/