Princi i errësirës është rrëzuar ne shtëpinë e tij në Los Anxhelos, duke e rënduar më tej gjendjen shëndetësore të tij që ishte gia e pasigurtë
Nga: Alessandro Zoppo /
Ozzy Osbourne është lënduar sërish dhe një tjetër lëndim e ka detyruar atë të anuloje të gjitha koncertet e vitit 2019.
Në një mesazh besuar llogarisë se tij zyrtare ne Twitter, lexohet se Princi i Erresires u rrezua në shtëpinë e tij në Los Angeles, duke e rënduar më tej gjendjen shëndetësore të tij prej kohësh të pasigurtë.
“Ozzy – thotë twwetimi – do të shtyjë të gjitha datat e turneut të tij për shkak të një aksidenti që ndodhi gjatë konvaleshencës së tij pas pneumonisë. Ozzy ra në shtëpinë e tij në Los Angeles, duke rënduar disa lëndime te disa viteve më parë (nga aksidenti i tij mbi ATV i vitit 2003), duke kërkuar nevojen për nje nderhyrje kirurgjikale. Koncertet do të riprogramohen duke filluar nga shkurti i vitit 2020 “.
Ozzy Osbourne annulon te gjitha koncertet e 2019
Aksidenti të cilit i referohet posti pothuajse i kushtoi jeten ish-këngëtarit te Black Sabbath: në atë rast, ai përfundoi në koma farmakologjike pas një përplasjeje që i shkaktoi thyerjen e qafës. “Kurrë nuk do ti afrohem më atyre motorëve të mallkuar – kishte thënë Ozzy në një intervistë me Rolling Stone – jam me fat që nuk jam i paralizuar. Kam humbur të paktën njëmbëdhjetë ditë të jetës sime, më duket e gjitha një makth. Nuk më kujtohet fare, por më kanë thënë se rashë poshtë një kodre dhe motori ra mbi mua, duke me shtypur gjoksin. Mund të vdisja. ”
I kthyer pas shtrimit për pneumoni, Osbourne ka komentuar anulimin e datave te 2019 me një notë zyrtare: “Nuk mund ta besoj – ka shkruar Ozzy – që më duhet të shtyj data te tjera. Fjalët nuk mund të shprehin se sa i frustruar, zemëruar dhe i depresionuar jam për të mos qene ne gjendje të kthehem në turne tani. Jam mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që po marr nga familja ime, nga grupi im, nga miqtë dhe tifozët, është me të vërtetë kjo që më mban lart. Dijeni vetëm se jam çdo ditë më mirë . Do ta rimarr veten plotësisht. Do të përfundoj turneun tim. Do të kthehem! “.
Veritas.com.al/