(FOTO: Meta dhe Rama në krah të njëri- tjetrit)/

Nga: Veritas.com.al//

Kur vëren se mjafton një deklaratë e dikujt nga njëra palë, ose e PS ose e LSI,  për të vënë në dyshim seriozisht aleancën mes tyre për mbajtjen e pushtetit, aty kupton se koalicioni është kthyer në një tullumbace dhe mund të shpohet lehtë.

Brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur disa akte, që nga deklarata e ministrit të Drejtësisë, Manjani, i cili tha dy fjalë principiale mbi koalicionet.

I pyetur nga gazetari i TCh mbi koalicionin qeverisës, ai tha se do të ishte “mirë” që koalicioni të jetë “post zgjedhor, jo parazgjedhor”.

Në fakt ky është një princip për ndërtimin e koalicioneve më të qëndrueshme politike, por pjesa tjetër-PS u prek thellë dhe u ndje e rrezikuar. E rrezikuar sepse PS pa LSI nuk i fiton kurrë zgjedhjet.

Në vend që të mendoheshin mbi atë që tha ministri, krerët e PS manifestuan nxitim dhe gjaknxehtësi.

Që në mëngjes nisën aksionet ,sipas mediave.

Aksioni i parë: Kryeministrit nuk iu prit sa të takonte Metën- kryetar i Kuvendit dhe njëkohësisht kryesues i pjesës tjetër në koalicion LSI. Mediat thanë se Rama kryeministër u ngrit herët dhe shkoi në zyrën e Metës. Por Meta nuk kishte ardhur akoma në zyrë dhe kryeministri e priti te dera. Sigurisht, pas ardhjes së Metës do të kenë pasur një debat të “përgjakshëm”.

Aksioni i dytë:

Me sa duket Rama ka mbetur i pakënaqur nga biseda me Metën, (në qoftë se kjo është zhvilluar, meqë nuk kishte asnjë njoftim). Bash për këtë arsye ka ndërsyer deputetët e krahut të tij që t’i sulen LSI-së “tradhtare”. Kanë zgjedhur deputetin më periferik, me të cilin u grindën, dhe që quhet Lad Kosta. Ai thotë se LSI po luan me dy porta: “edhe jemi, edhe nuk jemi” aleatë. Kjo punë nuk shkon më thotë Kosta.

Por edhe nga LSI ka pasur reagime të nivelit deputet. Deputetja Silva Caka është këshilluar nga kryetari i partisë që të thotë se “e lëmë hapur” edhe mundësinë e daljes nga koalicioni.

E gjithë kjo u zhvillua brenda 24 orëve, menjëherë sapo një ministër foli mbi koalicionin.

Duket se është shumë i dobët, si një tullumbace.

/Veritas.com.al/