Një aeroplan i Pakistanit International Airlines është rrëzuar në Karaçi në një fluturim nga Lahore, thonë zyrtarët e aviacionit.

Avioni, i cili raportohet se transportonte rreth 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhe, ishte duke fluturuar nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Fotografitë e shpërndara në mediat sociale tregojnë se tymi vazhdon të ngrihet nga vendi i përplasjes, një zonë banimi në Karaçi rreth 3.2 km (dy milje) në veri-lindje të Aeroportit Ndërkombëtar të Jinnah..

Shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

“Avioni u rrëzua në Karaçi. Ne po përpiqemi të konfirmojmë numrin e pasagjerëve, por fillimisht bëhet fjalë për 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit,” tha Abdul Sattar Khokhar, zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në Pakistan.

Ushtria e Pakistanit tha që ushtarët nga forca e saj e shpejtë e reagimit kishin arritur në vendin e përplasjes për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.

Rrëzimi i avionit vjen vetëm disa ditë pasi Pakistani nisi të lejojë që fluturimet tregtare të rifillojnë pas një bllokimi të koronavirusit.

VERITAS.COM.AL/