Sipas CNN/

Një pako me pajisje shpërthyese u dërgua në zyrat e CNN në Nju Jork sot kur ish- shefi i CIA, John Brennan ndodhej në një intervistë në studio, sipas disa zyrtarëve të nivelit të ulët të Policisë.

Brennan, një zyrtar i administratës së Obamës është i ftuar i përhershëm në CNN, i cili njihet si një nga kritikët e ashpër të presidentit Trump.

CNN njofton se pajisja e gjetur në dhomën postare ‘10 Columbus Circle”është i ngjashëm me ato që iu dërguan Hillary Clinton, Obamës dhe Soros- tha zyra e nivelit të ulët të policisë.

Gazetarët e CNN kanë lënë zyrat si masë mbrojtëse. Ancormenët si Poppy Harloë dhe Jim Scuitto po raportojnë nga jashtë zyrave të CNN në Nju Jork.

Veritas.com.al/