Në Manzë mbrëmë banorët bllokuan rrugën e kamioneve me plehra që vinin nga Durrësi.
Prej ditësh kjo bashki është në krizë për menaxhimin e mbetjeve pas mbylljes së fushës në Porto Romano pasi plehat hidhen ngado.
Banorët e zonës, ashtu siç dhe Top Channel ka raportuar më herët, protestojnë kundër kësaj vendimmarrje të njëanshme që ndot mjedisin duke u kthyer në një bombë ekologjike për ta dhe tokat e mbjella.
Aktualisht po hiqen mbetjet dhe jo zyrtarisht thuhet se është rënë dakord për t’i depozituar përkohësisht në landfillin e Sharrës deri në zgjidhjen e problemit.
VERITAS.COM.AL/