Fishekzjarret shkaktojnë panik në Paris, evakuohen mijëra persona nga sheshi i Republikës
Grupe personash janë parë njerëzit duke u larguar me vrap nga monumenti i Bastijas, kur dikush ka thirrur duke thënë se kishte dëgjuar një shpërthim në lagjen e “Marais”, zonë e populluar me izraelitë.
Ndërkaq janë shuar dritat në disa zona të Parisit. Policia thotë se, lajmet për shpërthime janë të pabaza, pasi kanë qenë fishekzjarr.
Alarm në Sheshin e Republikës në Paris, gjatë homazheve që po bëheshin për viktimat e shpërthimeve terroriste që ndodhën të premten.
Policia ka evakuuar sheshin ku ndodheshin mijëra persona. Dikush prej të pranishmëve ka thënë se ka dëgjuar të shtëna.