Është hera e parë e një pape në Emiratet Arabe, djepi i Islamit. Papa Francesku mbërriti në Gadishullin Arabik dhe polemikat tashmë kanë shpërthyer.

Për katër vjet, Jemeni është shkatërruar nga një luftë shkatërrimtare që po masakron civilë. Që në 25 dhjetor, gjatë Urbi et Orbi, Bergoglio ka inkurajuar negociatat e paqes, te cilat u hapen në Suedi për të ndaluar konfliktin, që sheh nga njëra anë qeverinë jemenase të mbështetur nga një koalicion ndërkombëtar të udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe nga ana tjetër rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani.

Bergoglio ndjek krizën humanitare me “shqetësim të madh”, thotë ne fund te Ungjillit të dielën, vetëm pak para se të marrë avionin për në Abu Dhabi. Popullsia është e sfilitur dhe nuk është në gjendje për të hyrë në depot ushqimore: “britma e këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre ngjitet në prani te Perëndisë,” thotë . Apeli i palëve dhe bashkësisë ndërkombëtare arrin para se të nisej: “. Për të favorizuar, me urgjence, vëreni marrëveshjet e arritura, siguroni shpërndarjen e ushqimit dhe punoni për të mirën e popullatës”.

Në tre ditët që do të kalojë në Emiratet deri më 5 shkurt, Papa do të marrë pjesë në një konferencë të madhe ndërfetare, së bashku me 700 udhëheqës të tjerë, ku do të takohet përsëri me Ahmed al-Tayeb, të cilin Papa argjentinas e njeh mirë: ai është imami i Al-Azhar, qendra më prestigjioze e studimit të Islamit Sunnit. Ish-këshilltarit të tij, Mohamed Mahmoud Abdel Salam, Papa sapo i ka dhënë cmimin honorifik te Urdhrit me Pllakën e Urdhrit te shkalles se pare , për “punën e shkëlqyer zhvilluar nga ai në dialogun ndërfetar dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Al-Azhar dhe Kishes Katolike “.

Para takimit,do te shohë privatisht anëtarët e Këshillit Musliman të Pleqësisë në Xhaminë e Madhe. “Shkoj në atë Vend si vëlla, për të shkruar së bashku një faqe të dialogut dhe për të pershkuar së bashku rrugën e paqes”.

Gjiri Persik mirëpret qindra mijëra punëtorë të krishterë emigrantë, që vijnë nga shumë vende të Azisë dhe Afrikës. Rreth një milion janë vetem në Emiratet, që është 10% e popullsisë. Një Kishë emigruese e vërtetë. Por persa i përket situatës në Emiratet, organizatat per të drejtat e njeriut janë duke u ngulitur. Në vend, liria e shprehjes po shtypet fuqishëm dhe Amnesty International i kërkoi Papës ta ngrejë çështjen. “Që nga viti 2011, autoritetet kanë heshtur sistematikisht zërat kritikë, si ato të gjyqtarëve, avokatëve, akademikëve, studentëve dhe gazetarëve nëpërmjet arrestimeve arbitrare, zhdukjeve me forcë dhe torturës”, raporton Lynn Maalouf, Drejtor i Kërkimeve në Lindjen e Mesme të organizatës.

Vizita e Papës me siguri do ta largojë vendin nga hija, por aktivistët paralajmërojnë: “Do të duhet shumë më tepër sesa një seri takimesh simbolike për të fshehur këtë situatë dramatike të të drejtave të njeriut”. Me pak fjalë, “rrezikohet të jetë një favor për regjimin”.

Veritas.com.al/