Papa Francesku, lider i parë i 1.3 miliardë katolikëve të botës, gjatë vizitës në gadishullin Arabik, do të tentojë të zhvillojë takime ndër fetarë në Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) të Hënën si pjesë e zgjerimit të tij te Myslimanët.

Papa mbërriti me një makinë të zezë Kia modeste në pallatin presidencial në Abu Dabi, ku u mirëprit me një paradë ushtarake.

Ushtarakët lëshuan 21 qitje në ajër, ndërsa aeroplanë reaktiv të bardhë fluturuan mbi kokat e pjesëmarrësve duke lënë fasha tymi bardhë e verdhë- ngjyrat e flamurit të Vatikanit.

Vizita 48 orë e publikuar e Papës në Emiratet Arabe të Bashkuara do të përfshijë gjithashtu një meshë të hapur  ditën e Martë me 135 mijë banorë katolik në vendet Myslimane ku banojnë miliona katolikë, shënon grumbullimin më të madh publik në historinë e vendit.

Veritas.com.al/