Panama City (AFP) – Papa Françesku filloi vizitën e tij në Panama të mërkurën me një thirrje për krerët politikë për të hedhur poshtë “të gjitha format e korrupsionit” në një fjalim për komunitetin diplomatik.

Francesku, në Panama për një mbledhje globale të te rinjve katolikë, tha se ata që janë në pozita të autoritetit duhet të “udhëheqin një jetë që tregon se shërbimi publik është një sinonim i ndershmërisë dhe drejtësisë dhe kundërshton të gjitha format e korrupsionit”.

Në një fjalim drejtuar ministrave te qeverisë dhe diplomatëve në ministrinë e jashtme, Papa tha se të rinjtë kërkonin një angazhim më të madh nga politikanët.

“Ata u bëjnë thirrje atyre të jetojnë në thjeshtësi dhe transparencë, me një ndjenjë të qartë përgjegjësie për të tjerët dhe për botën tonë”.

Të rinjtë kërkojnë një angazhim për “një politikë që punon për të ndërtuar një kulturë të transparencës më të madhe”, tha ai.

Francesko po fliste në fillim të një vizite në të cilën ai do të celebroje dy mesha të hapura për rreth 200,000 të rinj pelegrinë nga e gjithë bota të mbledhur në Panama për festimet e Ditës Botërore të Rinisë.

Ai do të hapte zyrtarisht festimet në një takim lutjesh të enjten vonë.

Veritas.com.al/