(Policia qëndron në roje jashtë Gjykatës Supreme të Hënen në mbrëmje)/
Qeveria në Maldives ka shpallur gjendjen e emergjencës për 15 ditë mes krizës politike në shtetin ishull.
Gjendja e emergjencës u jep zyrtarëve të sigurisë pushtet ekstra për arrestime në shtetin e Oqeanit Indian, sipas raportimeve.
Qeveria gjithashtu ka pezulluar parlamentin dhe ka urdhëruar ushtrinë për të rezistuar përballë çdo lëvizjeje nga Gjykata Supreme për të akuzuar presidentin Abdulla Yameen.
Forcat e Sigurisë kanë hyrë në Gjykatën Supreme dhe ish- presidenti Maumoon Abdul Gayoom është arrestuar.
Brenda në gjykatë ka disa gjykatës, por zëdhënësi thotë se është e pamundur t’i kontaktojë.
Veritas.com.al/