Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, foli për gazetarët para se të hynte në sallën e Kuvendit, ku komentoi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

Nufi u shpreh se ky paralajmërim nuk i është drejtuar vetëm Shqipërisë, por është shpërndarë nga të gjitha ambasadat amerikane në botë.

“Ambasada e SHBA ka bërë deklaratën e saj. Për më tepër qe bota ndodhet në një situatë të tillë. S’ka vend për shqetësim!

Kjo kërkesë ka shkuar për të gjitha ambasadat e SHBA, është për qytetarët amerikanë, në të gjithë botën.

Këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Jemi cënuar nga veprimtaria e aktorëve të atij shteti dhe të gjitha sistemet janë rikthyer dhe janë funksionale,” u shpreh ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *