(FOTO: Ndërtesa e PArlamentit Europian në Strasburg, Francë | Patrick Hertzog/AFP )
Javën e ardhshme, java plenare e Parlamentit Europian në Strasburg do të ndërpritet nga një seri grevash të përkthyesve, që kanë planifikuar të ndërpresin punën për “një ose dy orë” në ditë, sipas anëtarëve të disa sindikatave, raporton “Politico”.
Shumica e përkthyesve nuk do të kryejnë përkthimin në takimet që do të mbahen të Martën, të Mërkurën dhe të Enjten për të protestuar kundër vendimeve të marra në vitin 2017- që dyshohet se janë marrë pa konsultime- nga sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Klaus Welle për të rritur kohën e punës në përkthim.
Një anëtar i SFIE, një nga sindikatat kryesore e përfaqësuar zyrtarisht në institucionet e BE, tha se ndryshimet përfshijnë rritjen nga shtatë në tetë orë maksimum i kohës për përkthimin në mbledhjet e Parlamentit.
“Kjo është shumë”, tha anëtari i SFIE.
“Përkthimi është një profesion specifik që krijon shumë stres dhe pas tyetë orësh, nuk mund të garantojmë kualitet të shërbimit”, shtoi sindikalisti, duke shtuar se sipas Kombeve të Bashkuara, koha e punës është gjashtë orë në ditë.
Veritas.com.al/