(FOTO: Jashtë sallës së Parlamentit, shumë persona Gay festuan për kalimin e ligjit)/
Me një shumicë të pastër, ligjvënësit gjerman kanë votuar për lega;vizimin e martesave në të njëjtin seks. Kjo ka ndodhur vetëm një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshtoi që të votojë për legalizimin e martesave të të njëjtit seks.
Reforma iu garanton çifteve të gjitha të drejtat, të pakufizuara, për martesën; dhe i lejon ata që të adoptojnë fëmijë.
Kundërshtarët politik të zonjës Mëerkel ishin në favor të dhënies të të drejtave për martesat gay. Por kancelarja votoi kundër.
Ligji u mbështet nga 393 ligjvënës, ndërsa 226 votuan kundër dhe katër abstenuan.
Tani kodi Gjerman i Fmiljes do të lexohet kështu: “Martesa lidhet për jetë nga dy njerëz të kundërt ose të të njëjtit seks”-raporton AFP.
Para votës së sotme, e Premte, zonja Merkel tha se për të martesa është mes burrit dhe gruas. Gjithashtu ajo tha se shpreson se kalimi i ligjit mund të sigurojë më shumë ‘kohezion social dhe paqe’.
Veritas.com.al/
(FOTO: Kancelarja Merkel, megjithatë, votoi kundër ligjit për martesat Gay)/