Emocionet dhe lotët e gëzimit kanë qenë të shumta dje pas fitores historike të Shqipërisë me Rumaninë.
Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti i FSHF Armand Duka propozi që sapo ekipi të mbërrinte në hotelin ku po qëndron, të fillonte festa.
Ky propozim është kundërshtuar ashpër nga trajneri De Biasi, shkruan Lapsi.al.
Tekniku italian ndaloi festimet, por edhe takimet me futbollistëve me tifozët që ndodheshin jashtë hotelit.
Ai i lejoi futbollistët vetëm të takonin familjarët për disa çaste, e më vonë u kërkoi që të shpërndaheshin secili në dhomat e veta.
Sipas De Biasit, ekipi ende nuk ka arritur asgjë, e për këtë arsye ka qenë mjaft i rreptë.
Për të mos lejuar hyrjen e tifozëve në hotelin ku po qëndron Kombëtarja, 10 furgonë policie krijuan një perimetër duke bllokuar hyrjet.