Pas ngjarjes së mbrëmshme kur një kamion shtypi 84 vetë në Nice të Francës, qyteti turistik është ende nën panik.
Sot në orën 14 është dhënë një alarm për bombë në aeroport.
Policia shkoi në vendngjarje, ku u raportua për një pako të dyshimtë, ndërkohë që i gjithë aeroporti është evakuar, si dhe janë pezulluar fluturimet.
Shoferi i kamionit që kreu mbrëmë sulmin brutal është identifikuar si Mohamed Bouhlel, një shtetas francez me kombësi tuniziane.
Ai u ekzekutua nga policia teksa vazhdonte të ecte si i çmendur me kamion në drejtim të turmës.