Nga: Ylli Dylgjeri/
Mu kujtua një histori e treguar nga dëshmitari i vetëm, kohë më parë, kur zoti Gjana ishte Ministër Bujqësie. “Arkivat” vjen një kohë dhe hapen për publikun. Ja ç’më tregoi dëshmitari.
Dëshmitari:
Punoja në Ministrinë e Bujqësisë. Meqë Zoti Gjana nuk fliste anglisht bëja edhe përkthyesin në takimet bilaterale. Kështu mu dha mundesia ta shoqëroja zotin Gjana në një takim me Ministrin e Bujqësisë së Japonisë.Takimi u bë në Romë. Japonia ishte aso kohe aktive për ndihmën ndaj Shqipërisë.
Në fjalën e Tij zoti Gjana pasi i bëri homologut një prezantim të vendit dhe halleve në bujqësi insistoj që pala japoneze të ndihmonte edhe për një arsye madhore. Arsyeja ishte se PD në pushtet duhej ndihmuar se veç të tjerash, ishte një parti me prejardhje jo komuniste. Ose siç e tha Ai e Përndjekur. Pasi i përktheva fillim e fjalës, mbeta te fjala e përndjekur. Nuk e gjeja dot fjalën në anglisht. U djersita dhe ngriva. Gjana më thoshte: thuaje i Përndjekur!
Unë prapë s’gjeja përkthim. Por…z. Gjana si skifter mu hodh e tha: I thuaj Samuraj!
Po, po Samuraj!
U mbyta…nuk përktheja dot më. Bashkëbiseduesi më kuptoj. Heshtëm.
Kaq.
Respekt, Zonja Mezini!
Dje Ti ke luftuar me Samurajin Gjana.