Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste, në Francë dy sulme me tre të vdekur dhe disa të plagosur pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, dhe një në Vjenë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, me 4 viktima.
Niveli i sigurisë nga jeshile ka kaluar në portokalli. Ndërkohë do të ketë shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët.
Report tv mëson se masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.
Masa shtesë sigurie janë marrë edhe në selitë diplomatike në vend. Këto masa sipas burimeve do të jenë deri ne fundvit. Aktualisht kanë hyrë në vendin tonë mbi 30 shtetas të huaj për të cilët ka patur indicie për aktivitete me prirje ekstremiste.