Një tjetër lajm i dhimbshëm vjen nga Letonia, ku pas Zarife Hasanaj, ka humbur jetën edhe komandanti i batalionit Klodian Tanushi.

Major Kolodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtes, që shkruan se major Tanushi humbi jetën pak çaste më parë në spitalin e Rigas në Letoni.

Major Klodian Tanushi, i cili mbeti i plagosur me 6 maj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra edhe pse po mbahej nën kontrollin intensiv të mjekëve letonezë.

“Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën. Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim.Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!”shkruan ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka.

Major Tanushi u largua duke lënë pas tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Ministrja Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllime familjarëve të ushtarakut, i cili për fat të keq nuk fitoi do betejën me jetën.

VERITAS.COM.AL/