Pak ditë pas zgjedhjes së Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, sot është zgjedhur edhe zëvendësi i tij. Posti i Dytë në Prokurorinë e përgjithshme i është besuar Thoma Janos.
Thoma Jano, ka nisur punën në Prokurorinë e Përgjithshme në vitin 1997, kur shërbeu si kreu i prokurorisë së Tiranës.
Në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, Jano u emërua zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve. Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.
Veritas.com.al/