PEQIN- Një 58-vjeçar, punonjës i bashkisë Peqin, ka humbur jetën paraditen e kësaj të hëne.

Ai ka rënë nga pema gjatë kohë që po krasite  dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./