Nga Pallab Ghosh, Korrespondent shkencor i BBC News

Astronomët kanë marrë imazhin e parë, si kurrë më parë, të vrimës së zezë, e cila është e vendosur në galaktikën e largët.

Ajo zë 40 miliardë km rreth – në tre milionë herë rreth Tokës- dhe është përshkruar nga shkencëtarët si ‘një monster’.

Vrima e zezë është 500 milion trilion km larg dhe është fotografuar nga një rrjet i tetë teleskopëve rreth botës.

Detajet janë publikuar sot në ‘Astrophysical Journal Letters’.

Prof Heino Falcke, i Radboud University në Netherlands, ëi cili propozoi eksperimentin, tha për BBC News se vrima e zezë e gjetur në galaksi është quajtur ‘M87’.

“Çfarë shikojmë është më e madhe se masa e gjithë Sistemit tonë Diellor”, tha ai

“Ajo ka një masë 6.5 bilion herë më shumë se Dielli. Dhe kjo është një prej vrimave më të zeza që është menduar se mund të ekzistojë. Ajo është një monster absolute, me peshë kamion të vrimave të zeza në Univers”, tha ai.

Veritas.com.al/

M87