Të Martën, në Fox News, teksa fliste mbi dorëheqjen e Meachel Flynn si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Republikani Peter King (R-NY) tha se rrjedhja e informacionit mbi bisedën telefonike mes Flynn dhe ambasadorit të rusisë, janë një “akt kriminal”.
King tha se “Le të kthehemi te çështja e rrjedhjes së informacionit, që është një akt kriminal. Diua të them se të përgjosh dikë, një komb tjetër, dhe të kesh një amerikan që e bën këtë,d he një qytetar Amerikan që e përsërit këtë përgjim, e gjitha kjo është punë e parashikuar dhe masë paraprake kundër ligjit. Si mundet që një person i identifikuar të maskohet, si mund të nxirret në publik. Akoma më keq, jo vetëm që është bërë publik, por kjo ishte dërguar në gazeta. Kështu që keni një këshilltar të Sigurisë Kombëtare të përgjuar… Edhe një herë tjetër, të përgjosh në këtë mënyrë duke shkelur ligjin, është qartësisht e gabuar. Përsëri, më tepër mund të thuhen rreth kësaj. Por ajo që duhet të çohet deri në fund është të gjendet kush e bën këtë dhe të merren masa të forta kundër tyre. Gjithashtu, qartazi, e gjithë situata tani quhet General Flynn, dhe kjo duhet parë me kujdes”, tha Peter King për Fox News.
/ Veritas.com.al/