Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë 6 deputetë të PD, lidhur me kaosin dhe sulmet fizike në seancën plenare të së enjtes.

Të përjashtuarit janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Luçiano Boçi, Besart Xhaferri dhe Edi Paloka.

Ndërsa 14 deputetët e tjerë demokratë që bllokuan foltoren e Kuvendit, për të cilët PS kërkoi përjashtimin me 10 ditë, janë falur.

Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit deputetin dhe ish-ministër Ervin Hoxha

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *