
Është pa dyshim një nga pikat më të bukura turistike që ka qarku i Elbasanit. Me një natyrë të paprekur, ajër të pastër dhe pamje mahnitëse, Funari po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për pushuesit dhe adhuruesit e natyrës.
Liqeni me ujë të kristaltë, i rrethuar nga pyje të dendura me ah dhe pisha të gjelbra, i japin kësaj zone një bukuri të rrallë dhe qetësi të veçantë. Çdo vizitor mbetet i mahnitur nga pasqyrimi i qiellit në sipërfaqen e qetë të liqenit, nga aroma e freskët e pyllit dhe nga ndjesia e largimit total nga zhurma dhe stresi i qytetit. Funari është vendi ideal për t’u vizituar në çdo stinë të vitit.
Fshati Funar ndodhet rreth 20 kilometra nga Elbasani dhe vetëm 23 kilometra nga Tirana, duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për një fundjavë ndryshe, larg zhurmës urbane. Çdo vit, Bashkia e Elbasanit organizon “Funar Fest”, një event që ka si synim promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të kësaj zone të mrekullueshme
Komente