( FOTO ilustruese)

Aksident në Rrugën e Kombit. Gazetari Bujar Muçmata raporton se një kamion është përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se drejtuesi i tij ka humbur jetën.

Abc News ka siguruar pamjet e para nga vendi i aksidentit. Në pamje shihet kamion i tonazhit i përmbysur në mes të rrugës. Kamioni ishte ngarkuar më lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin.

Kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

Zjarrfikësit dhe një grup personash po punojnë për të nxjerrë shoferin, i cili ndodhet brenda kamionit.

Një krah i segmentit rrugor është bllokuar, pasi kamioni ka bllokuar të gjithë karrexhatën./abcnews.al