
Ndërsa qëndronin në qelitë e Komisariatit nr.5 në Tiranë, të shoqëruarit kanë vënë re se uji futej në qeli. Kanë mjaftuar disa orë shi, që policët të alarmoheshin pasi niveli i ujit vazhdonte të rritej.
Të paraburgosurit u nxorrën me urgjencë nga qelitë e tyre për shkak se ambjentet e komisariatit po përmbyteshin.
Nuk ka një njoftim nga policia se sa është numri i të paraburgosurve që duhej të dilnin nga qelitë. Mësohet se ata janë transportuar me pas në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.