Nata e mbrëmshme në Kurbin, ishte e frikshme. Përroi që kalon përmes qytetit të Laçit, që zakonisht rrezikon të përmbysë qytetin dhe fushat rreth tij për shkak të prurjeve të papritura të ujit të grumbulluar lart në mal, dje ishte i papërfytyrueshëm. Prefekti i Lezhës, duke dashur të mbajë anën e qeverisë së tij, tha se “kanali ku kalon lumi është pastruar pas 25 vjetësh”, por kjo nuk u dëshmua përderisa lumi ka rrezikuar më shumë se 50 shtëpi; ndërkohë ka përmbytur biznese, makina, dhe toka;si dhe ka hyrë në katet e para të banesave në Laç e Milot.
U njoftua se që mbrëmë janë nisur forcat ushtarake në ndihmë të banorëve dhe bizneseve të zonës.
Por nata nuk ka kaluar e qetë, përkundrazi stuhitë e reshjeve kanë shkaktuar një viktimë. Viktima ëstë identifikuar me emrin Kolë Menga, 48 vjeç. Sipas Policisë, viktima ishte duke u kthyer për në shtëpi rreth orës 23:30 kur ka rënë në mënyrë aksidentale në kanal duke gjetur vdekjen