Përplasja frontale e dy trenave me pasagjerë në landin e Bavarisë në Gjermani shkaktoi vdekjen e katër personave, ndërsa të paktën 150 të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi në Bad Aibling, në linjën hekurudhore mes RosenHeim-Holzkirchen, pranë kufirit me Austrinë.
Përplasja ishte aq e fuqishme sa disa prej vagonëve të trenave përfunduan jashtë shinave dhe u përplasen me disa makina.
Shkaku aksidentit mbetet ende i panjohur.
Në vendngjarje kanë mbërritur 12 ambulanca dhe tete helikopterë. Mes të plagosurve janë edhe disa policë.
Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin personat e bllokuar brenda vagonëve të shtypur nga përplasja. Sic raportojnë mediat gjermane, megjithëse trenat ishin me pasagjerë, në asnjërin prej tyre nuk kishte nxenës, sepse këto janë ditë pushimi në gjermani, me rastin e karnavaleve.
Ndërkohë, të gjitha linjat hekurudhore janë bllokuar.