Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka komentuar përplasjen Presidentit Meta ditën e djeshme me forcat e policisë, në zyrat e FRD-së.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur presidentin Ilir Meta një njeri me çrregullime që ka nevojë për solidaritet.

Rama tha se përplasjet e djeshme tek zyrat e Frymës së Re Demokratike ishin një shfaqje “klinikisht e rëndë”.

“Më lejoni që të mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë e jo më me dikë që është president i republikës dhe është me çrregullime të dukshme.”-tha Rama.

VERITAS.COM.AL