GREQI- Ndërsa operacionet për kërkimin e personave që rezultojnë ende të zhdukur pas zjarreve masive që ‘pushtuan’ Greqinë që pasditen e së hënës, nxjerrin në dritë edhe histori tragjike.

I tillë është dhe fati i kësaj nëne, të cilës zjarri i mori pasurinë më të madhe; burrin dhe dy fëmijët e mitur. Përmes një letre që është publikuar në mediat greke, gruaja ka prekur zemrat, ndërsa ka ndarë me të gjithë momentet e tmerrit. Vajza e saj, Evita, 13 vjeçe, u hodh nga shkëmbi në 15 metra lartësi në det për t’i shpëtuar flokëve gjigande në Mati, dhe gjeti vdekjen,

Ndërsa djali 11 vjeç, Andreas, vdiq bashkë me babain e tij 54-vjeçar, Grigoris. Ka qenë gazetari Babis Papapanagiotou, një mik i familjes së çiklistëve të njohur, i cili e lexoi live’’ në SKAI TV letrën e nënës.

LETRA:

“Po përpiqem të jem si vajza ime e vogël, e cila gjithmonë ishte një luftarake që provoi në çdo mënyrë.

E di që Grigoris do të kishte bërë gjithçka për t’i shpëtuar. Fakti që ai dështoi ishte thjesht vullneti i Zotit.

Ende më kumbon në vesh zëri i frikësuar i Andreas: “Kam frikë mami, jam shumë i shqetësuar, por do të qëndroj i fortë. Nuk dua që të vish, pasi gjithçka është mbyllur dhe ndoshta nuk ia del dot”. “Unë u përpoqa t’i arrij ata, katër orë përpjekje që t’u afrohesha”, vazhdon letra.

“Më pas hoqa dorë nga përpjekjet, duke menduar që mos të rrezikoja as unë. Nuk kam fjale. Po përpiqem që të identifikoj familjarët e mi, pasi shteti e ka humbur plotësisht kontrollin në këtë drejtim-unë mund t’ju them se kam humbur gjithçka. Përqafoni fëmijët tuaj çdo ditë!”

Kaq ishte letra që po përlot botën.

Veritas.com.al/