Pesë persona kanë mbetur të bllokuar këtë të shtunë në malin e Tomorrit pasi automjeti me të cilin udhëtonin pësoi defekt larg qendrave të banuara.
Pas kërkesës për ndihmë, Ministria e Mbrojtjes tha se një helikopter i Forcave të Armatosura ka shkuar në zonë duke mundësuar evakuimin e tyre.
Pesë vizitorët nga Tirana u transportuan me helikopter dhe u ulën në Bazën Ajrore të Farkës në kryeqytet, në gjendje të mirë shëndetësore.
Veritas.com.al/