Policia Italiane ka zbuluar dy piktura famoze të Van Gogh-ut të vjedhura në muzeun e Amsterdamit në vitin 2002, sipas zyrtarëve.
Muzeumi “Van Ghogh” deklaroi se veprat u zbuluan gjatë punës “masive për zbulimin” nga prokurorët Italian dhe oficerët e krimit të organizuar.
Pikturat u morën në kohën kur hajdutët përdorën shkallët për të hyrë në muzeum.
Policia Italiane thotë se veprat ishin zbuluar nga mafia e Napolit.
Ato ndodheshin mes miliona aseteve me vlerë dhe euro të konfiskuara nga grupi Camorra, sipas raporteve.
Vjedhja e dy veprave, të emërtuara si të paçmueshme, kryesonin në pavionin e veprave më të mira të artit botëror dhe që të dyja ishin vendosur në muzeumin Van Gogh nga qeveria e Gjermanisë.
Zyrtarë të muzeumit thanë se deri tani ishte e paqartë se kur mund të ktheheshin veprat në Amsterdam, por në një njoftim ata thanë se dukej që ato ishin mbajtur relativisht në kushte të mira.
/ BBC/ Veritas/