Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë ka mbetur i plagosur, pasi është goditur me doreza hekuri.
Burime nga policia lokale bënë me dije se Hariz Mema është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur atë me doreza dhe më pas me shkelma dhe grushte.
Sakaq, nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa Mema është transportuar me urgjencë për mjekim drejt spitalit të qytetit.
Sapo u njoftuan për ngjarjen forcat policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja dhe nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
20 Nën 2015