Prokuroria zvicerane ka kërkuar një vit e tetë muaj burgim për Michel Platini-n dhe Sepp Blatter-in. Përkatësisht, i pari ish-kreu i UEFA-s dhe i dyti ish-kreu i FIFA-s.

Platini dhe Blatter akuzohen se kanë mashtruar FIFA-n duke i shkaktuar një dëm ekonomik rreth 1.8 milionë euro.

Gjykata Federale Penale e Bellinzonës në Zvicër do të nxjerrë vendimin e saj më 8 korrik për këtë çështje.

Në detaje, Blatter akuzohet për mashtrim, përvetësim, administrim dhe falsifikim dokumentesh. Platini akuzohet për mashtrim, bashkëpunim në përvetësim, bashkëpunim në administrim dhe falsifikim dokumentesh.

“Blatter dhe Platini akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme, në dëm të FIFA-s dhe në favor të Platini-së, një pagesë prej dy milionë frangash dhe kontribute për sigurime shoqërore prej 229 mijë frangash”, thuhet në shënimin e Gjykatës Penale Federale të Zvicrës.

“Në vitin 2011 Platini dyshohet se i ka paraqitur FIFA-s një faturë gjoja fiktive për aktivitetin e tij konsulent në favor të FIFA-s në vitet 1998 deri në 2002”.

“Pas nënshkrimit të kësaj faturë dhe konfirmimit të ekzistencës së kredisë nga Blatter, FIFA kishte zgjidhur pretendimin përkatës në favor të Platini-së”, përfundon Gjykata Penale Federale.