Michael Schumacher është duke e festuar ditëlindjen e tij për herë të parë 5 vite pas aksidentit të tme rrshëm në Alpet e Zvicrës, por tashmë gjendja e tij është dukshëm më e mirë.
Corinna Schumacher, bashkëshortja e legjendës së Formula 1 ka thënë se ata janë duke bërë të pamundurën që ta ndihmojnë atë, shkruan “Sportmediaset”,.
“Të jeni të sigurt se ai është në duart të sigurta dhe se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar atë. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq të ndjeshme si shëndeti, diçka që Michael gjithmonë e ka dashur”, tha ajo.
49-vjeçarja tha gjithashtu se familja do të festojë edhe për fitoret e mëparshme të shoferit të Ferrarit, “fitoret, të arriturat dhe rekordet”, në ditëlindjen e tij të 50 të.
Ndërkohë ish piloti gjerman i Formula 1 pësoi dëmtime të renda në kokë gjatë një aks identi me ski në dhjetor të vitit te vitit 2013.
Që prej asaj kohe ai ka qenë në koma, por ditët e fundit shëndeti i tij duket se është përmirësuar, teksa mediat bëjnë te ditur se ai është zgjuar dhe nga koma.
VERITAS.COM.AL/