Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, dhe cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’. Ish-kryeministri Sali Berisha jep një informacion tw marrw nga ‘ qytetari digital’ . Në adresë të zotit Berisha ka mbërritur një mesazh i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.

Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane.

Veritas.com.al/