(FOTO: Kopertina e revistës Charlie Hebdo, Francë)/

Revista satirike Franceze Charlie Hebdo po sulmohet nga majtistët që e kanë akuzuar për ‘publikime seksiste’ pasi kopertina e numrit të saj të fundit përshkruan gruan 64 vjeçare shtatzënë të presidentit riosh Emmanuel Macron.

Kopertina tregon Brigitte Macron shtatzënë pranë zotit Macron nën okelion: “Ai po shkon të bëjë mrekullitë!”

Revista Charlie Hebdo, e famshme për krikaturat tallëse ndaj politikanëve Francez, ndaj figurave fetare, dhe kujtdo tjetër që ata duan të satirizojnë, ka publikuar kopertinën e re në fillim të javës, në faqen e vet Facebook.

Shumë e qortuan revistën në komentet e tyre, duke thënë se kopertina është në shije të keqe dhe seksiste, përderisa paraqesin First Lady të Francës 64 vjeç- 24 vjet më të re se burri i saj.

/Veritas.com.al/