Në mbledhjen e Këshillit të Integrimit ka qenë i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. Gjatë fjalës së tij, Dumani ka zbardhur rekomandimet e BE-së për SPAK-un.

Altin Dumani: Lidhur me rekomandimet e Bashkimit Europian, sipas Screening dhe Progres-Raportit, në adresë të SPAK janë cilësuar 3 rekomandime dhe pas publikimit të raportit, SPAK zhvilloi takim me projektet e asistencës së BE për të diskutuar mundësinë e marrjes së masave dhe përgatitjes së akteve nënligjore të nevojshme. Një nga rekomandimet, përgatitja e udhëzimit të përgjithshëm mbi hetimin financiar. SPAK ka ngritur një grup pune dhe mund ta konsiderojmë të ezuaruar që në Qershor mendohet që ky udhëzim të zbatohet. Një udhëzim tjetër është për uljen e çështjeve të mbetura. Shqetësuese për SPAK dosjet e mbartura. SPAK do të përgatisë një strategji të veçantë për këtë aspekt. Një rekomandim tjetër, përgatitja e strategjisë për komunikimin me publikun, po punohet intensivisht në përgatitjen e kësaj strategjie, besoj se brenda këtij vitit kjo strategji do të miratohet.

Gjatë fjalës së tij, Altin Dumani ka thënë se kanë adresuar disa problematika që pengojë punën e SPAK, teksa ka shtuar se po vlerësojnë të shtojnë numrin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Altin Dumani: Ne kemi adresuar disa problematika. Një është mungesa e përcaktimit të saktë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas mandatit të tyre, presim që Kuvendi t’i japë zgjidhje. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, një tjetër problematikë. Pasja e këshilltarëve ligjorë do të ndihmonte prokurorët e posaçëm. Adresimi i ngarkesës së shtuar është një tjetër problematikë, shpresoj të gjejë zgjidhje. Nga ana ime janë organizuar analiza me të gjithë hetuesit me qëllim evidentimin e problematikave dhe përfundimin e hetimeve brenda kohës së shpejtë. Problematike është edhe rënie e referimeve nga institucionet publike, ku edhe nga raporti i depozituar në kuvend, rënie 40% krahasuar me 2022-shin, përjashtuar Policinë e Shtetit. Po vlerësojmë shtimin e hetuesve të BKH-së pasi 70% e hetime kryhen prej tyre dhe shtimi i tyre është i domosdoshëm.